Në një pallat në zonën e Freskut, tek Thesari ka nisur shembja e mureve pa u evakuuar banorët.

Raportohet gjithashtu se po shemben muret pa u marrë me pjesën e çatisë dhe themelin e ndërtesës.

Në videon e siguruar nga Ora News, shihet një nga punonjësit duke shembur muret. Ndërsa i gjithë betoni bie në rrugë.

/Ora News.tv/