Tiranë - Kukës - Kosovë - BE, 2 të rinj do ndihmon sirianët për në tokën e premtuar

Tiranë - Kukës - Kosovë - BE, 2 të rinj do ndihmon

Dy të rinj janë arrestuar pasi akuzohen për  dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Arrestimi i tyre u bë pasi  u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” Kukës,  duke transportuar  5 shtetas sirianë  të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi

“Shtetasit H.Ç dhe A.M, kundrejt fitimit  do ti ndihmonin shtetasit sirianë  që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së” informoi policia e Kukësit.

Njëri prej të arrestuarve është identifikuar me inicialet H.Ç. 21 vjeç, banues në Tiranë  ndërsa tjetri është A.M. 21 vjeç, banues në Krumë, Has. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

EMISIONET