Tiranë, gruaja tenton të kalojë rrugën, makina e përplas për vdekje

Tiranë, gruaja tenton të kalojë rrugën, makina e

Një 68-vjeçare është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e mbikalimit të Rinasit, ku 25-vjeçari Elton Deda nga Mamurrasi duke drejtuar mjetin aksidentoi kalimtaren me iniciale R.L

“Drejtuesi i mjetit e ka  transportuar vetë në spital shtetasen R.L, por  në spital ka ndërruar  jetë.Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetësja R.L, ka tentuar të kalojë nga njëra anë e rruges në tjetrën,  ku si pasojë e   lagështise  në rrugë dhe  errësirës është goditur nga automjeti”, sqaroi policia.

Drejtuesi i automjetit ka njoftuar Policinë dhe menjëhere është kthyer në vendngjarje, ku janë duke u kryer veprimet me grupin hetimor për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në polici për veprime te mëtejshme.

EMISIONET