Tiranë, dy të arrestuar në kërkim për 2 tentativë vrasjeje

Tiranë, dy të arrestuar në kërkim për 2 tentativë

Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim për vrasje

Më 08 mars 2018, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, ndaluan Deivid Shuaipi, 23 vjeç, banues në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”

"Ky shtetas më datë 16.02.2018, në rrugën “Pandeli Çale” në bashkëpunim  me shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. P., dhe R. H."

I arrestuari tjetër është Rey Tahiri, 20 vjeç, banues në Durrës.  i shpallur në kërkim për veprën penale “ Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

"Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi ky shtetas më datë 15.12.2017, në bulevardin “Gjergj Fishta” ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin M. M."

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme.

EMISIONET