Tiranë, bllokohen 2.5 ton peshk dhe karkaleca të ngrirë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informoi sot se ka bllokuar një sasi prej 2.5 ton peshk dhe karkaleca të ngrirë të degraduar nga kushtet e ruajtjes (ngrirje – shkrirje e produktit si dhe kushtet higjieno-sanitare jo konforme).

Mësohet se kontrolli është bërë në subjektin “ALB ORCA”, në Tiranë, me aktivitet “Magazinë Frigoriferike”.

Ndaj subjektit u morën masa administrative me gjobë, 500.000 lekë si dhe bllokim i produktit deri në asgjësim.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon operatorët e biznesit ushqimor që të përmbushin kërkesat rregullatore, ndër të cilat është edhe verifikimi i produkteve që prodhojnë, përpunojnë, shpërndajnë apo nxjerrin në treg nëse janë apo jo në përputhje me kërkesat e sigurisë ushqimore dhe nëse i konstatojnë ti heqin menjëherë nga tregu dhe të informojnë menjëherë AKU


EMISIONET