Ndeshja e rradhës e Tiranës e vlefshme për Kategorinë Superiore ndaj Skënderbeut do të zhvillohet në stadiumin "Air Albania".

Këtë e bën të ditur vetë ekipi bardheblu nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare.

Takimi do të mbahet të shtunën në orën 17:00 ndërkohë që klubi ka publikuar dhe shitjen e biletave.

Ekipi kryeqytetas duket se po kalon një formë mjaft të mirë, që nuk e ka shijuar prej disa vitesh.

Ajo është e pamposhtur në 9 ndeshjet e fundit si në kupë ashtu dhe në kampionat.

Aktualisht Tirana është në kërkim të suksesit të 10 ndaj Skënderbeut e cila po kalon një moment të vështirë.

Bardheblutë ndodhen aktualisht në vendin e dytë në kuotën e 40 pikëve ndërkohë që Skënderbeu ndodhet në zonën e "rrezikut" me 28 pikë.


/Ora News.tv/