Tirana mrekullon Egbon: E dija që do fitonim me ndihmën e Zotit

Tirana mrekullon Egbon: E dija që do fitonim me ndihmën e Zotit

Tirana mundi Kukësin me përmbysje duke iu falur golave të shënuar nga Batha dhe Torassa duke e bërë të pavlefshëm autogolin e Krisi Vangjelit. Trajneri i bardhebluve, Emanuel Egbo, në prononcimin për mediat e kishte të vështirë ta shpjegonte atë fitore të madhe të Tiranës ndaj Kukësit, në “Air Albania”.

“Jam pa fjalë. Nuk e di nga t’ia filloj. Lavdia shkon për Zotin. Është një mrekulli. Ka një Zot lart dhe nëse beson, nuk të harron. Nëse beson, do ta arrish atë që do. I falënderoj çunat për shpirtin e garës. Zoti i ka parë ata dhe tregon që është dora e tij në ekip.

E nisëm mirë ndeshjen, si në pjesën e parë dhe në të dytën. Ishim të nxituar në përfundimin e aksioneve deri kur pësuam gol. Më pas Zoti përsipër të ndryshonte gjithçka.”

EMISIONET