“Tirana Mahnia”, gazetarja Rezarta Delisula sjell botimin e parë

“Tirana Mahnia”, gazetarja Rezarta Delisula sjell botimin e

Një botim i ri për historikun e qytetit të Tiranës i është shtuar në këto prag festash tiranasve, por jo vetëm. Gazetarja Rezarta Delisula ka sjellë në këtë libër histori që nisin të tregohen qysh nga themelimi I Tiranës.

´Tirana Mahnia´ është botimi më i ri i për historikun e qytetit të Tiranës, promovuar në prag të festave të Pavarësisë dhe të Çlirimit të vendit. Gazetarja Rezarta Delisula, autorja e tij e sjell këtë risi për qytetin e Tiranës dhe jo vetëm. Sipas saj Tirana të mahnit gjithmonë, prandaj iu vendos ky titull librit.

Rezarta Delisula: Tirana është një qytet që i mahnit të gjithë. Tirana është qyteti i mundësive. Na habit ne që jemi lindur dhe rritur këtu, por është edhe qyteti i mundësive për ata që vijnë këtu.

Historitë nisin të tregohen qysh nga themelimi i Tiranës, e ndërsa frymëzimin e saj për ta shkruar këtë botim e lidh me babain, pasi ai ka qënë spuntoja e parë.

Rezarta Delisula: Ëshë si pasojë e punës sime shumëvjecare dhe babait tim, që është tiranas autokton.

Ndërkaq Bashkia e Tiranës në emër te kryetarit Erion Veliajt, i dorëzon certifikatë ´Mirënjohja e Tiranës´ gazetares Rezarta Delisula për vëmendjen dhe pasurimin e vlerave historike e kulturore të qytetit të Tiranës, duke krijuar një model promovimi të trashëgimisë për qytetrët e saj.

EMISIONET