Tirana i bashkohet nismës së UEFA-s: Sporti bashkon

Tirana i bashkohet nismës së UEFA-s: Sporti bashkon

Racizmi dhe diskriminimi racial në sport është një fenomen shqetësues jo vetëm në Shqipëri, por në në të gjithë botën. UEFA dhe FIFA kanë ndërmarrë nisma nga më të ndryshmet për të minimizuar racizmin.

Në luftën kundër diskriminimit dhe pabarazisë, Tirana ka bashkëpunuar me organizatën "Fer", duke zhvilluar një stërvitje speciale në ambientet e kompleksit “Skënder Halili”.

Klubi bardheblu organizoi një seancë stërvitore me disa nga fëmijët e Komunitetit Rom, duke promovuar vlerat që futbolli duhet të përcjellë si dhe duke luftuar racizmin, në një mini-ndeshje me fëmijet.

Është e rëndësishme të promovojmë vlera të njëjta, barazi dhe gjithëpërfshirje sociale, sidomos përmes sportit. Te KF Tirana ne qëndrojmë të bashkuar si një skuadër, si një familje, pavarësisht dallimeve tona”, tha mbrojtësi Kristi Vangjeli.

Më pas foli sulmuesi britanik Michael Ngoo, i cili kërkoi nga të gjithë ta luftojnë diskriminimin për të arritur objektivat që i kanë vendosur vetes.

Diskriminimi nuk është i duhuri. Nuk është fitimprurës dhe nuk e ndihmon brezin e ardhshëm. Është e rëndësishme që fëmijët të rriten të fortë, të shmangin diskriminimin dhe ta luftojnë atë për të arritur qëllimet e tyre. Jam i kënaqur që sistemi gjithëpërfshirës që klubi po përdor, u jep mundësinë këtyre fëmijëve të përjetojnë këto moment. Është bekim, jam vërtetë i lumtur”, tha Ngoo.

Rasti më i fundit i disikriminit racor ndodhi në ndeshjen kualifikuese të grupit A të Euro 2020 mes Bullgarisë dhe Anglisë, ku tifozë vendas sulmuan për shkak të ngjyrës së lëkurës sulmuesin e "Tre Luanëve", Raheem Sterling, shok i ngushtë me sulmuesin e Tiranës, Michael Ngoo.


EMISIONET