Tillerson do të vizitojë Lindjen e Mesme

Tillerson do të vizitojë Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson do të udhëtojë në Lindjen e Mesme, në mesin e tensioneve të ngritura, pas rritjes së dhunës në Siri.

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar më 8 shkurt se Tillerson do të vizitojë, Turqinë, Libanin, Egjiptin dhe Kuvajtin në datat 11-16 shkurt.

Përveç takimeve, Tillerson do të udhëheqë delegacionin amerikan në një takimin ministor të Koalicionit Global për Mposhtjen e Shtetit Islamik në Kuvajt si dhe në Konferencën e Rindërtimit të Irakut më 13 shkurt.

Ky do të jetë takimi i tretë i Koalicionit Global, si dhe i pari që prej largimit të ekstremistëve të Shtetit Islamik nga bastionet e tyre në Raka në Siri dhe Mosuli në Irak.

Konferenca për Rindërtimin e Irakut do të kërkojë mundësi të investimeve të sektorit privat dhe mbështetjes ndërkombëtare për rindërtimin e Irakut.

Siria dhe lufta e saj afro shtatë-vjeçare pritet të jetë çështja kyçe e diskutimit në bisedimet e Tillersonit me liderët rajonalë.

Më 8 shkurt, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kundërshtuar një kërkesë nga zyrtarët ndihmës të OKB-së për një muaj të armëpushimit humanitar në Siri.

Rusia ka kundërshtuar thirrjen për armëpushim të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur joreale.

Kjo thirrje ka ardhur pasi forcat tokësore dhe ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja në Siri, kanë vrarë më shumë se 100 luftëtarë pro-qeveritarë në një “sulm të paprovokuar” në selinë e Forcave Demokratike Sirine, e cila mbështetet nga SHBA-ja.

EMISIONET