Skuadra e Milanit është duke zhvilluar një sezon për tu harruar deri në këto momente. 

Shumë futbollistë nuk kanë treguar potencialin e tyre më të mirë e disa të tjerë kanë luajtur shumë pak. Njëri prej tyre është Fabio Borini. Mesfushori kuqezi nuk po gjen shumë hapësira me trajnerin e ri Pioli dhe tashmë disa skuadra nga Premieri League kanë kthyer sytë nga ai.

Siç raporton “Sportmediaset”, Crystal Palace është skuadra që po ndjek me kujdes situatën e tij. Në merkton e janarit, pritet të ketë një ofertë zyrtare për të dhe do të jetë Milani që do të vendos për të ardhmen e tij.

/Ora News.tv/