Tifozët e Interit në festë, mesfushori i United pranë zikaltërve

Tifozët e Interit në festë, mesfushori i United pranë

Një lajm i mirë për skuadrën e Interit vjen nga Anglia. 

Mesfushori serb Nemanja Matic është gjithnjë e më pranë largimit nga Manchester United, pasi ka prishur tërësisht marrëdhëniet me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer dhe tani pret vetëm përfundimin e kontratës që të ikë.

Sipas “Daily Mail”, serbi pritet që në janar t’i bashkohet Antonio Contes te Interi, pasi Manchester United do të pranonte ta linte të lirë, që në dimër, për të kursyer pagën e gjysmës së vitit të Matic, kontrata e të cilit skadon në qershor të 2020-ës.

Matic do të ishte një përforcim cilësor për zikatrit të cilët dëshirojnë të bëjnë një sezon të madh nën drejtim e Contes.

EMISIONET