“Ti s’je G, je LGBT”, Getinjo hedh poshtë akuzat për fyerje ndaj komunitetit

Reperi Getinjo u akuzua për fryerje ndaj komunitetit LGBTI për tekstin në këngën "Feuer".

Në një pjesë të këngës ai shprehet: “Ti s’je G, je LGBT”. Shumë fansa e kanë konsideruar si ofendim ndaj komunitetit, por Getinjo nuk i ka lënë pas sqarim.

“Ndonjëherë një tekst tingëllon i këndshëm, ndonjëherë nënçmues! S’kam qenë dhe s’do të bëhem homofob kurrë. Muzika dhe teksti është komik, aksion, dramë, realitet, fallco, etj. Nëse do të kisha si qëllim të ofendoja komunitetin LGBT do të kisha përdorur fjalë të tjera ose do të bëja një këngë ekstra komplet kundër tyre. 

Por jo, ky nuk është mesazh negativ eh as pozitiv. Këto 2 rreshta ‘ti s’je G, je LGBT’ janë vetëm rreshta me pak komedi brenda! Respekte, uroj që të jeni të lumtur si njerëz dhe të lumtur në shpirt!”, shkruajti Getinjo në Instagram.

EMISIONET