"Ti je drita jem kur gjithcka o' terr", Tayna i dedikon këngë partnerit?

"Sicko" titullohet kënga e re solo e Taynës. Në këtë projekt, reperja është kujdesur që të përcjellë ndjenjat e një femre të dashuruar.

Titulli i këngës lidhet me pseudonimin që i ka vendosur 'atij'.

"Ti je drita jem kur në jetë gjithcka o' terr", thuhet në një pjesë të tekstit. Fakti që Tayna i shkruan vetë këngët shton dyshimet se 'Sicko' ia dedikon partnerit.

Këngëtarja nuk ka konfirmuar asnjëherë një lidhje dashurie, por reperja dhe rivalja e saj, Arta Memedi ia ka zbuluar këtë të fshehtë.

Sipas saj, Tayna dhe Rinor Hykolli po përjetojnë një histori dashurie, prandaj tekstet e ëmbla mund ti dedikohen  menaxherit.

EMISIONET