Thyhet rekordi i makinës më të shtrenjtë, Bugatti shitet për 11 mln dollarë

Thyhet rekordi i makinës më të shtrenjtë, Bugatti shitet

Firma Bugatti ka shitur makinën më të shtrenjtë në treg për 11 milionë dollarë. Çmimi real nuk dihet, por kjo shitje ka thyer rekordin e mëparshëm, të cilin e mbante një Rolls-Royse që u shit për 8-9 milionë paund.

Me fuqi motorike rreth 20 herë më të madhe se një Ford Fiesta, makina u krijua për të festuar 110 vjetorin e themelimit të Bugatti.

Thuhet se blerësi është Ferdinand Piech, nipi i themeluesit të Porsche. Presidenti i Bugatti, Stephan Winkelmann tha se makina “La Voiture Noire” ka një kombinim të madh të teknologjisë, estestikës dhe luksit ekstrem.

EMISIONET