Politikani, Neritan Ceka tha se kryeministri Edi Rama me qëndrimin e tij, kur qytetarët thërrisnin Rama ik në stadium i ngjante njësoj me qëndrimin e dikatatorit të Rumanisë, Çausheskut në fjalimin e fundit.

Deklarata e Cekës u bë në emisionin “360 Gradë”, në RTV Ora.

Ceka: Më ngjau tamam si Çaushesku. Qëndrimi i Ramës që priste admirim nga tifozat për stadiumin e ri më kujton tamam fjalimin e fundit të Çausheskut kur doli para popullit. Priste duartrokitje dhe kur filluan fishkëllimat kishte të njëjtën pamje të fytyrës.

Dyrnjaja: Të themi që është dikatatori i Rumanisë.


/Ora News.tv/