Thirrja e Massafrës për Ramën dhe Bashën: Uluni në bisedime, shejtani qesh kur…

Thirrja e Massafrës për Ramën dhe Bashën: Uluni në

Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Angelo Massafra, thotë se nuk mund të fajësohet më komunizmi për situatën e rëndë që po kalojmë.

Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”, Massafra komentoi ngjarjet e fundit në Shkodër, duke theksuar se ky qytet nuk mund të identifikohet me krimin por vrasjet e ndodhura janë një problem.

Massafra thotë se shoqëria shqiptare së pari duhet të çarmatosë zemrën.

Në kushtet edhe të një krize politike, ai apeloi krerët e mazhorancës dhe opozitës të ulen në bisedime për hir të popullit, pasi siç thotë ai, shejtani është ai që qesh kur punët shkojnë keq.

Lutja e Massafrës për Ramën dhe Bashën është që Zoti t'u ndriçojë mendjen dhe të bashkohen për interesat e vendit dhe qytetarëve të tyre.

Intervista e plotë

Ngjarja e fundit në Shkodër ka tronditur jo vetëm këtë qytet. Keni 22 vjet që shërbeni në kishën e këtij qyteti. Çfarë po ndodh në këtë qytet që dikur ka qenë i pushtuar nga kultura sot është pushtuar nga krimi?

Massafra: Nuk e besoj se Shkodra është e pushtuar nga krimi. Është e vërtetë që kohët e fundit kanë ndodhur krime të mëdha dhe unë tani po kujtoj atë marshim që bëmë për të nxitur që shoqëria civile të zgjidhte dhe të marrë përgjegjësitë e veta pikërisht që të mos jetë peng i së keqes. Unë në moton time si ipeshkv do të përmendja që kam 22 vjet në këtë marshim në të cilin erdhën edhe arbereshë të Italisë. Unë shfrytëzova rastin të komentoja fjalimin e Jezusit, shëmbëlltyrën që djali ka prishur gjithçka dhe babai është i mëshirshëm. Dhe bëra thirrje të fortë që nuk është e drejtë dhe nuk është e mirë që askush të vritet. Edhe nëse është dikush që nuk sillet mirë, apo një hajdut, rruga për të zgjidhur problemin nuk është dhuna, nuk është vrasja. Duhet të çarmatosim zemrën, mendjen. Përshembull ka të rinj që ecin me thikë në xhep dhe mjafton diçka një fjalë e pistë apo një gjysmë gotë raki më shumë ky humbet nervat dhe e godet dhe e vret. Duhet të çarmatosim zemrën. Dua të them se edhe zhvillimi ekonomik ndikon. Varfëria bën punën e vet. Madje edhe rrugët e papastra për tu bërë i pasur sjellin këto probleme. Prandaj mendoj se duhet të bëjmë të gjitha fetë,  katolike,ortodokse e myslimanë, duhet të jemi ata që formojnë ndërgjegjen. Pastaj duhet të theksoj se kjo situatë nuk është pasojë e komunizmit. Shpesheherë dëgjoj shqiptarët që thonë kjo situatë është si pasojë e komunizmit. Disa gjëra vërtet janë pasojë e komunzimit, sistemi që shkatërroi ndërgjegjen dhe njeriun por sot nuk mund të fajësojmë komunizmin kur jemi fajtorë ne. Ne duam të bëhemi të pasur menjëherë, duhet të kemi gjithçka dhe me çdo kusht. Atëherë nëse do kërkojmë të bëhemi të pasur pa djersë, do përdorim mjetet që nuk janë të lejueshme. Por kjo nuk është e drejtë.

A ka besimtarë në Shkodër që vrasin?

Massafra: Ç'është e vërtetë ai që vret nuk është besimtar. Ne kemi ligjet e Zotit që i kanë në fakt katolikët, myslimanët sipas të cilës kur Zoti krijoi njeriun ka futur ndërgjegjen e vet nëpërmjet urdhërimeve që janë në ndërgjegjen e tij. Një njeri që vret nuk mund të thuhet se është katolik i mirë. Nëse njeriu do të zbatojë urdhërimet e Zotit sipas të cilit Zoti thotë mos vrit. Prandaj për këtë duhet të angazhohemi të gjithë nëse ka një problem për të gjetur metodologjinë.

Çfarë bëni ju si kishë me atë besimtar që e dini që ka vrarë?

Massafra: Ne i bëjmë një thirrje që të pendohet. Duhet të paguajë vendimin e drejtësisë, duhet të kërkojë falje dhe më pas duhet të bëhet pajtimi. Por falja dhe pajtimi bëhet nëpërmjet rrugës së shtetit policia, prokuroria dhe gjykata. Natyrisht autori duhet të dënohet sepse nuk mund të kërkosh falje pa ndrequr drejtësinë.

A e shkishëroni ju një besimtar që ka bërë vrasje? Ky ka qenë një diskutim i hershëm në Shqipëri.

Massafra: Po e vërtetë. Por edhe ky dënim nuk është për ta shkatërruar njeriun. Shkishërimi është një ilaç i fortë për të kuptuar që unë kam interes për shpirtin tënd jo për trupin. Ti mund të vdesësh nesër. Me këtë faj dhe mëkat të rëndë nuk mund të pajtohesh me kishën. Ti shkon në ferr. Atëherë dënimi i shkishërimit është një goditje ose një shkundje. Ai duhet të kuptojë që jeta është në duart e Zotit. Dënimi i shkishërimit është bërë për tu rikthyer domethënë duke kërkuar falje, pendesa dhe duke bërë dënimin që të jep shteti.

A ka ndikuar feja që vrasjet të minimizohen? Si ka mundësi që ndodhin kaq shumë vrasje kur kemi një besim fetar në rritje? Kemi në 10 muaj 12 viktima.

Massafra: Ne angazhohemi por ne nuk mund ti imponohemi. Ne flasim dhe bisedojmë shumë për këto çështje. Është e vështirë të bindësh disa persona që nuk duhet të marrin gjak. Unë nëpëmrjet bisedimeve dhe angazhimit kam mundur të bëj pajtime. Gjatë qendrimit tim prej 22 vjetësh në Shkodër sëbashku kemi arritur të bëjmë minimalisht10 pajtime gjaqesh të familjeve myslimane dhe katolike. Dhe falenderoj Zotin për këtë që kemi arritur sepse këto familje nuk i kthehen me gjakut. Ato janë të pajtuara.

Cila është e keqja që i ka pushtuar këta njerëz që vrasin?

Massafra: Ata nuk i afrohen as kishës dhe asnjë feje. Unë ju bëj edhe një thirrje: O të rinj, mos mendoni që problemet tuaj do ti zgjidhin gjithmonë të huajt. Do jeni ju që do ti zgjidhni problemet tuaja.

Imzot Massafra, situata politike në  Shqipëri është e tensionaur dhe ajo ndikon në jetën sociale të shqiptarëve. Nëse ju do kishit përballë kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha, çfarë do t'u thoshit?

Massafra: Patjetër. Nuk mund të mos ndikojë. Unë do tu thosha ulunini dhe bisedoni. Shikoni çfarë mund të bëhet. Shikoni të mirat që janë bërë në vitet e fundit. Të mos hedhim në erë këto të mira. Të shikojmë dhe të luftojmë kundër shejtanit. Shejtani është ai që qesh kur gjërat shkojnë keq. Ti japim një grusht shejtanit. Ata duhet të shikojnë për interesin e njerëzve dhe kombit. Madje edhe për krahinën Ballkanike sepse Shqipëria ka rol të veçantë në Ballkan. Prandaj u bëj thirrje të ulen të bisedojnë me ndërmjetës shqiptarë ose të huaj për të arritur konsensus. Unë nuk kam receta mjekësore por dua të them të ulen dhe të bisedojnë. Nesër të dalin në një vendim që të zgjidhin problemet. Rama dhe Basha kanë përgjegjësinë kryesore.

Imzot, fjala juaj në vesh të Perëndisë, por a do të dëgjojë Rama dhe Basha?

Massafra: Zoti Roland, mua ata (Rama dhe Basha) më kanë dërguar urime për ditëlindjen time. Lutja ime është që Zoti t'u ndriçojë mendjen. Dhe lutja ime shkon edhe për besimtarët që të mos dekurajohen.  Kemi kaluar momente edhe më të vështira. Sivjet ishte 2 vjetori i bombardimeve të Kosovës. Pa shikoni se çfarë gjëje të madhe arritën shqiptarët. Por ne duhet të kujdesemi të mos i shkatërrojmë këto arritje. Nuk duhet ti hedhim në ajër. Duhetë të vërtetojmë që jemi një popull që meriton të jetë në paqe.












EMISIONET