Aktori i njohur Jared Leto ka humbur kohëve të fundit "kokën" e tij dhe ofron një shpërblim, ndaj kujtdo që do ia gjejë.

Natyrisht zhdukja misterioze e denoncuar nga aktori nuk ka të bëjë me kokën e vërtetë, e cila vijon të jetë e ngjitur me trupin e tij, por për kokën e krijuar me dyll nga firma e modës Gucci, e cila i ngjan shumë asaj origjinale.

Bëhet fjalë për kokën të cilën aktori e mbajti në dorë teksa parakaloi në ceremoninë Met Gala të muajit maj, e cila kushton rreth 11 mijë dollarë.

"Nuk e kam idenë se ku ka përfunduar koka dhe mendoj se dikush mund ta ketë vjedhur. Nëse dikush e gjen, i lutem ta kthej në dyqanin më të afërt Gucci", tha aktori në një intervistë për 'GQ'.

Jared Leto është imazhi i linjës italiane së modës, dhe është mjaft i lidhur me të. Pasioni për modën dhe muzikën, është mjaft i madh për aktorin sa që shpesh këndon dhe performon me kitarë.

/Ora News.tv/