Thirrja e Berishës për shqiptarët: Rama solli një vit të zi për ju, shpëtoni vendin nga ky shpresëvrasës

Thirrja e Berishës për shqiptarët: Rama solli një vit

"Një shpresëvrasës", kështu e ka quajtur ish-kryeministri Sali Berisha kreun e qeverisë Edi Ramën në videomesazhin e tij për urimin e Vitit të Ri.

Berisha u bëri thirrje shqiptarëve të shpëtojnë veten, fëmijët dhe kombin e tyre nga Rama, pasi sipas tij solli një vit të zi për shqiptarët.

Ndërsa u shpreh se këtë vit shqiptarët janë më të varfrit e këtij kontinenti.

Sali Berisha: “Këtë vit shqiptarët janë më të varfrit e këtij kontinenti dhe çmimet i ka më të larta se çdo vend tjetër i Ballkanit. Shqiptarët njohën një rrokullisje të arsimit, shërbimit shëndetësor. Ra garancia për investimet e huaja dhe më e keqja u damkos si qendër operacioneve e organizatave kriminale të botës. Këto deklarata vijnë nga partnerët tanë më të besuar. Ishte vit i zi për Shqipërinë dhe shqiptarët sepse ëndrra më e bukur e integrimit në Evropë mori goditjen më të rëndë.

Këtë vit demokracia në Shqipëri hyri në agoni. Viti 2019 është i zi sepse Edvini vazhdoi me politikën për spastrimit etnik të Shqipërisë nga shqiptarët. Mbylli dyert e shkollave dhe universiteteve për të varfrit. Burgosi dhjetëra mijëra shqiptarë për fatura të energjisë që nuk e bën asnjë diktator. Shkatërron më shumë se tërmeti banesa e biznese të qytetarëve. Shqiptarëve u mbetet një alternativë, largimi. Por ky vit është një thirrje e madhe për shqiptarët për të gjithë ata që i besojnë këtij vendi. Të shpëtojnë Shqipërinë nga ky shpresëvrasës për hir të tyre, të fëmijëve dhe të ardhmes së kombit shqiptar.



EMISIONET