Helikopteri i Forcës Ajrore po transporton drejt Tiranës efektivin e RENEA-s, Bledar Beluli, i cili u aksidentua në Theth gjatë paradites së sotme.

Ai është rrëzuar dhe si pasojë ka dëmtuar gjymtyrët.Efektivi është marrë nga fshati Nderhysaj, Njësia Administrative, Shalë.

Gazetari i Ora News, Bepin Kolvataj raportoi se efektivi nuk ishte në detyrë, por ishte me miqtë e tij për alpinizëm kur është rrëzuar në një greminë 150 metra.

Për më shumë se 3 orë efektiv i RENEA-s mbeti i bllokuar në Malin e Zorgjit.

Për shkak të terrenit shumë të vështirë ndërhyrja nga ajri ishte e pamundur, ndaj drejt zonës shkuan efektivët e FNSH, të cilët arritën që të nxjerrin policin nga gremina.

Mësohet se ai u transportua me barelë në këmbë deri në fshatin Nderhysaj, ku më pas u mor me helikopter.

Gjendja e tij paraqitet e rënduar.

/Ora News.tv/