Një nga burrat më të pasur të Kinës, Jack Ma, do të japë dorëheqjen si kryetar ekzekutiv i perandorisë së 'Alibaba' të hënën, njoftoi Neë York Times.

Ai do të mbetet në bordin e drejtorëve të Alibabës, por të përqëndrohet në filantropi.

Jack Ma ka bashkë-themeluar Alibaban në vitin 1999 dhe e ka parë atë të bëhet një nga kompanitë më të mëdha të internetit në botë ku shiten produkte.

Me një vlerë tregu prej më shumë se 400 miliardë dollarë, ai përfshin shitjen online dhe prodhimin e filmave.

Në një intervistë me Times, ish-mësuesi i anglishtes, Jack Ma tha se dalja e tij në pension nuk do të ishte fundi i një epoke, por "fillimi i një epoke", duke shtuar: "E dua arsimin".

Miliarderi, i cili do të mbushë 50 vjeç të hënën ka një pasuri personale neto prej 40 miliardë dollarësh, duke e bërë atë personin e tretë më të pasur në Kinë, sipas listës së personave më të pasur në Kinë nga Forbes në vitin 2017.

Më parë këtë javë, Ma tha për Bloomberg TV se donte të krijonte një fondacion personal, duke ndjekur gjurmët e Bill Gates të Microsoft.

/Ora News.tv/