Thellohet tragjedia në Letoni, vdes edhe majori Klodian Tanushi

Në ditën që iu dha lamtumira nëntetares Zarife Hasanaj një lajm tjetër i kombshëm nga Letonia mbërriti mbrëmjen e sotme (10 maj) .

Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi ndërroi jetë në spital ku po i nënshtohej trajtimit intensiv mjekësor.

Prinderve të majorit, që jetojnë në Tirane lajmin ua dhanë Shefi i Shtabit të Përgjithshem,gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku dhe zv.shefja e SHPFA, gjeneralë Manushaqe Shehu.

Edhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shkruajti  në facebook.

"Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forëard Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim.Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!"

Edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka shprehur ngushëllimet në një postim në twitter.

Pak javë më parë, kontigjenti shqiptar fitoi garën e zhvilluar në bazën ushtarake Camp Adazi si ekipi më i mirë në vrap. 

Foto me kupën e mbajtur nga major Tanushi i përket asaj dite.

Katër ditë më parë, nga shpërthimi i një minen ë bazën ushtarake Camp Adazi në Letoni humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj dhe u plagosën major Klodian Tanushi, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e sotme, dhe reshter Julian Kapaj. Ky i fundit ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Kush ishte major Klodian Tanushi

Major Klodian Nikolla Tanushi lindur në Dibër më 31.10.1980, fëmija i pare i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.

Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv”.

Ka marrë pjesë ne kursin "EUFOR Mine Awareness Instructor Course".

Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si : Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

EMISIONET