Thatësira “than” ekonominë, rritja parashikohet vetëm 2.9%

Thatësira “than” ekonominë, rritja parashikohet vetëm

Rritja ekonomike në këtë vit do të përgjysmohet krahasuar me një vit më parë. Sipas Bankës Botërore situata ndikohet direkt nga energjia elketrike, por edhe përfundimi i investimeve të mëdha. Rrezik për stabilitetin ekonomik në vend vijojnë të mbeten projektet PPP.

Ngadalësohet ndjeshëm ecuria ekonomike në Shqipëri. Sipas Bankës Botërore gjatë  këtij viti ekonomia nuk do të ketë një rritje më të madhe se 2.9%, ndërsa në dy vitet e ardhshme do të ketë një përmirësim të vogël por pa arritur në nivelin e 4%.

Hilda Shijaku: Defiçiti tregtar në energji është shkaktari kryesor i kontributit negativ të defiçitit tregtar, por edhe rritja e importeve ka dhënë një ndikim të të njëjtit kah.

Sipas përfaqësueses së BB në Shqipëri, Hilda Shijakut, në vëmendje duhet të jetë edhe borxhi publik i cili konsiderohet i lartë.

Hilda Shijaku: Ulja e borxhit publik vijon të nbetet një ovbjektiv por ritmi i konsolidimit fiskal gjatë 2019 ka qenë më i ngadaltë. Ngadalësimi i rritjes ekonomike dhe nevoja për të shlyer detyrimet e prapambetura të TVSh kanë sjellë një rënie në të ardhura si % e GDP-së.

Edhe një herë përfaqësuesja e Bankës Botërore për Shqipërinë, Maryam Salim, bëri thirrje për më shumë transparencë me projektet PPP.

Maryam Salim: Transparenca në aspektin financiar,përfitimet që vijnë prej tyre dhe a janë përshtatur me nevojat e vendit.Ndërsa përsa i përket thirrjes ndaj bankave për mos financimin e projekteve PPP ato janë institucione që vendosin vetë pas analizave që bëjnë.E rëndësishme është transparenca dhe monitorimi i efekteve dhe këtë duhet ta ketë parasysh çdo ekonmi.

Banka  Botërore ka bërë thirrje ndër të tjera për vijimin e reformave strukturore, konsolidimin fiskal, dhe rritjen e efikasitetit  të shpenzimeve publike.

Ndërkohë nga të dhënat e INSTAT konstatohet se inflacioni ka pësuar rënie gjatë shtatorit duke kapur vlerën 1.3% nga 2.1% duke treguar rënie të konsumit.



EMISIONET