Ata që e kanë menduar e planifikuar këtë vrasje kanë dashur të dëmtojnë Kosovën, thotë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në intervistë për Deutsche Wellen.

Hashim Thaçi: Kam folur dje dhe me Aleksndër Vuçiç ku i kam thënë se Kosova mirëpret cdo bashkëpunim me shtetin e Serbisë në mënyrë që nëse ka ndonjë përfshirje të njerëzve nga Serbia, mekanizma të caktuara nga Serbia, çdo burim apo indicie do të mirëpritet nga Kosova për të zbardhur autorët e krimit.

Nuk kemi informacion që vrasja është inspiruar në baza etnike apo politike. Por hetimet e kryejnë nga institucionet e Kosovës.

Ivanovic ka qenë dhe shtetas i Serbisë dhe vetë ia ka deklaruar se problemet më të vogla i ka pasur me shqiptarët dhe se problemet e mëdha i ka pasur me serbët dhe se ishte kërcënuar nga ato por nuk dua të fryj diku. Ata që e kanë menduar këtë atentat kanë menduar për të lënduar raportet ndëretnike mes shqiptarëve e serbëve, apo për të futur përçarje mes vetë serbëve e grupeve serbe në veri por ndoshta për të cënuar dhe për ti dhënë shkak Serbisë për të ndërprerë dialogun me Kosovën sepse ata e dinë se procesi do të vinte deri tek njohja e Kosovës nga Serbia. “

Vucic do të vizitojë të shtunën Kosovën dhe Thaçi ka një mesazh:  "I kemi dhënë lejen shpresoj se nuk do të ndërqasë deklarimet për paqë stabilitet e dialog"


/Ora News.tv/