Thaçi tregon pse refuzoi Ohrin: Kosova nuk merr pjesë në një Samit me shtete që nuk e njohin

Thaçi tregon pse refuzoi Ohrin: Kosova nuk merr pjesë në

Kosova nuk po merr pjesë në samitin e Ohrit. Teksa zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, e justifikoi mospjesmarrjen e tij me mbërritjen me vonesë të ftesës, ka qenë më i qartë presidenti i Kosovës.

Hashim Thaçi në një postim në facebook ka renditur arsyet se pse ka refuzuar pjesëmarrjen e tij në Samit.

Thaçi: Si President i Republikes së Kosovës, dua të informoj qytetarët se, kam refuzuar pjesëmarrjen time në Samitin e Ohrit. Ky vendim për mospjesëmarrje bazohet në disa argumente ekzistuese.

Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale.

Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Thaçi thotë se Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave.

Por, vijon Presidenti, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavaruar.

Thaçi: Ne jemi të përkushtuar që të tejkalojmë pengesat aktuale nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke. Vetëm atëherë kur të ndodhë një gjë e tillë, ne do të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta.

EMISIONET