Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se të gjithë ata që kanë përkrahur ndarjen e Kosovës, kanë bërë gabim të madh.

Pasi bëri homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit Haradinaj la të kuptohet se do të zbardhë me dokumente veprimtarinë e Hashim Thaçi, Vlora Çitaku, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq për ndarjen e Kosovës. 

Ramush Haradinaj: “Plotë zyrtarë të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes së Kosovës kanë bërë gabim të madh. Të gjithë ata që kanë qenë pjesë e saj, qoftë Hashim Thaçi, Vlora Çitaku, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ky gabim nuk ua ndalon atyre që në situata tjera me i shërby vendit. Por, po është e vërtetë se kanë qenë pjesë e kampanjës (fushatës) për ndarjen e Kosovës në emër shkëmbim të territoreve. Vlora, presidenti të gjithë kanë përkrahur këtë, presidenti Vucic, Rama, do i keni të gjithë në emaile ndërkombëtare, në media dhe në Wikileaks angazhimet e tyre  ”


/Ora News.tv/