Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga konferenca “Feja si instrument për paqen” e mbajtur në Tiranë, është shprehur se shoqëria po përjeton kohëra të vështira dhe asnjë nuk ka të drejtë të heshtë.

Kreu i shteti kosovar tha se të gjithë duhet të shfaqin idetë e veta për rrëmujën politike dhe historike të krijuar.

Hashim Thaçi: “Po përjetojmë kohëra të vështira, problematike, sfiduese dhe asnjëri prej nesh nuk ka të drejtë heshtë, të mos shfaqë idetë e veta për këtë rrëmujë politike dhe historike, të mos kërkojmë me ngulm mëkëmbjen e tolerancës së gjithanshme si vlerë themelore të fesë dhe të paqes.”

Ndërsa u shpreh se kombi shqiptar është shembull pozitiv i tolerancës fetar.

Thaçi theksoi se kjo vlerë tradicionale duhet të ruhet dhe pasurohet çdo ditë.

Hashim Thaçi: “Kombi shqiptar në këtë aspekt ka dhënë sot e kësaj dite dhe jep shembull pozitiv, shumë të mirë dhe të qëndrueshëm, shqiptarët janë të besimit mysliman dhe të krishterë, janë myslimanë, katolikë dhe ortodoksë por me shumë mundësi ka edhe ateistë. Por tërë kjo shumë mundësi identitetesh në raport me Zotin ka bashkëpunuar në tolerancë dhe mirëkuptim që është një vlerë  tradicionale ndër ne. Duhet të ruhet dhe pasurohet çdo ditë.”

/Ora News.tv/