Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj ka preferuar bregdetin e Jalës në Vlorë, Presidenti Hashim Thaçi është  fotografuar këtë fundjavë në Shëngjin.

Presidenti i Kosovës shoqërohet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli.Thaçi ka vendosur një kapele në kokë por shihet mirë që është ai.

Ndërkohë ministri i jashtëm ka postuar dhe foto në facebook" "Drekë e këndshme në Shëngjin me Presidentin e RK Hashim Thaçin."

Me ta ka qenë dhe Baton Haxhiu analisti i cili mbështet tezën e presidentit Thaçi

"Kosova mund të bëhet shtet funksional vetëm nëse zgjidhja kërkohet në ridefinim ose delimitim të kufirit me Serbinë. Sepse, ndryshe, frika kurrë s’do ndalojë së krijuari probleme në këtë tokë. 

Do të jetë marrëveshje pajtimi mes dy shteteve dhe jo vendim i njëanshëm. Mund ta ndihmojë Rusinë të arrijë marrëveshje për Krimenë, por vetëm si pajtim, jo si agresion.

Ndaj, tash Kosova duhet të bëjë përpara kah e ardhmja që meriton. Duhet të shtyjë në atë drejtim. Tash është koha. Jo për lojëra politike. Është koha për një marrëveshjeje të nevojës gjeopolitike dhe Kosova duhet të zgjedh nëse do të jetë humbëse apo fituese nga ajo.

Është koha për një marrëveshje për integrim dhe ndërtim shteti. Është koha për një New Deal për Kosovën!" shkruante Baton Haxhiu në analizën e tij me titull: Çka nëse ia dalin? 

/Ora News.tv/