Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur zhgënjimin me Bashkimin Europian lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.

Sipas tij, BE-ja e ka tradhtuar Kosovën pasi nuk hoqi regjimin e vizave për qytetarët e saj edhe pse ky shtet i ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij.

“Duhet të punojmë të gjithë së bashku një unitet politik dhe qytetar. Unë dua të shpresojnë se BE do të jetë në mbështetje të plotë të një procesi dinamik me SHBA-në, që të jenë të plotsueshëm për njëra tjetrën. Dhe theksoj se garancë e sigurt është roli udhëheqës dhe dinamik i SHBA-së dhe natyrisht mbështetja e plotë dhe unik e BE-së, sepse ne synojmë që të jemi pjesë e BE-së, por e them hapur dhe sinqerisht se Kosova nga Bashkimi Evropian është e zhgënjyer, është e dëshpëruar, edhe e tradhtuar, sepse nuk ka ndodhur liberalizimi i vizave, ndërsa Kosova ka kryer të gjitha obligimet dhe standardet, qoftë në reformat në ekonomi, legjislacion dhe drejtësi, qoftë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërsa BE-së është duke i munguar veprimi politik, për shkak të mos unitetit të vendeve të BE-së. E them edhe njëherë, është jashtëzakonisht inkurajuese, angazhimi i drejtpërdrejt i SHBA-së dhe presidentit Trump në këtë proces”, tha Presidenti Thaçi.

Deklaratën Thaçi e bëri në Mynih, një ditë para fillimit të Konferencës së Sigurisë, ku parashihet të marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, përfshire edhe liderë të Bashkimit Evropian dhe ministra e ekspertë nga vendet e BE-së.

Një panel i veçantë i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor.

/Ora News.tv/