Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dekretoi sot tre ligjet që përcaktojnë procedurat e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

“Si President i Republikës së Kosovës dhe Komandant Suprem i Ushtrisë së Kosovës, ju uroj juve, i nderuar komandant, gjithë ushtarët, oficerët, nënoficerët dhe popullin e Kosovës. I falënderoj mbështetësit ndërkombëtarë, SHBA-në dhe të gjitha shtetet e tjera aleate në këtë ditë të rëndësishme të zyrtarizimit të Ushtrisë së Kosovës” tha  presidenti Thaçi në ditën e nënshkrimit të ligjeve. 

Tre projektligjet për FSK-në janë miratuar me shumicë votash nga Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor të këtij viti.

Jane dekretuar ligji për Ministrinë e Mbrojtjes, ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar mbështetje të fuqishme në këtë proces, derisa NATO-ja ka shprehur skepticizëm duke konsideruar se transformimi i FSK-së po ndodh në një “periudhë të papërshtatshme”.

/Ora News.tv/