TGCOM: Shqipëria e modës, midis natës dhe plazheve të Karaibeve

TGCOM: Shqipëria e modës, midis natës dhe plazheve të

Bregdeti i Jugut shqiptar është pasqyruar në një artikull të gjatë në median italiane, TGCOM, ku ftohen të apasionuarit pas plazheve që të vizitojnë Shqipërinë. Vlora, Saranda, Himara, Durrësi dhe destinacione të tjera, shihen si mundësi e shkëlqyer për të kaluar pushimet, e ndërthurur kjo edhe me çmimet e favorshme të akomodimit në hotele. 

Media italiane TGCom i ka kushtuar një artikull të veçantë turizmit shqiptar, veçanërisht bregdetit.

Në një shkrim të titulluar “Shqipëria e modës midis natës dhe plazheve të Karaibeve”, në artikull përmenden 8 plazhet e vendit, në zonën e jugut.

Shqipëria është destinacioni në zhvillim i Mesdheut, për shkak të bukurisë së detit të saj dhe marrëdhënieve të shkëlqyera midis cilësisë së shërbimeve të ofruara dhe çmimit. Një vend që ofron peizazhe me bukuri të mëdha, dhe shumë mikpritje.

Saranda shihet si një mundësi e mirë edhe për netët argëtuese, e vendosur në mes të Jonit dhe kodrave të ullinjve përballë ishullit të Korfuzit dhe pak kilometra nga Greqia.

Media italiane evidenton mundësitë e akomodimit në hotele luksoze dhe me kosto të përballueshme, ku natyrisht që pjesë e guidës nuk mund të mungonte as Butrinti.

Riviera e Ksamilit, ose perla e Jont, po ashtu përmendet si një destinacion. Nuk është një vend për natën, por një zgjedhje perfekte për ata që duan të relaksohen duke parë shkëmbinjtë e pjerrët dhe shtratin e detit, shkruan TGCom.

Ndërsa plazhet e Jalës cilësohen sit ë stilit të Karaibeve, dhe një nga vendet më të bukura në bregun e Jonit, me rërë të bardhë dhe ujëra të pastra të rrethuara me shkëmbinjtë dhe bimësi të dendur me të gjitha aromat e Mesdheut.

Pas nuk mbetet as Himara, pylli me pisha apo plazhet ranorë dhe ujë të pastër.

Media italiane sugjeron turistët që të vizitojnë edhe Porto Palermon me vlera historike, apo Karaburunin me pamjen mahnitëse për nga ishulli i Sazanit, dhe në fund, Vlora me plazhet fantastikë të Dhërmiut.

EMISIONET