Aventura e Idelino Colubali Gomes me Teutën përfundon pa nisur mirë. Klubi bregdetar ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me sulmuesin e afruar në merkaton e janarit, pasi ai nuk arriti të bindë stafin teknik me performancat e tij.

Teuta mbyll bashkëpunimin me Idelino Colubali Gomes. Sulmuesi afrikan iu bashkua bregdetareve në merkaton e janarit si një përforcim me vlera për majën e sulmit, por me performancat në fushë ishte larg pritshmërive.

26-vejcari grumbulloi 8 ndeshjen me Teutën në kampionat, prej të cilave 6 si titullar duke kontribuar me një gol në barazimin 1-1 me Luftëtarin dhe dha një asist në fitoren 1-0 ndaj Partizanit. Gjtihashtu ai shënoi edhe një gol në kupën e shqipërisë në suksesin 3-1 me erzenin.

Për shkak të pandemisë koronavirus kampionati shqiptar u ndal dhe pjesa më e madhe e futbollistëve të huaj preferuan të ktheheshin në vendlindje deri në një njoftim të dytë.

Por Gomes zgjodhi të qëndrojë në Durrës dhe është stërvitur rregullisht në bregdet për të rujatur formën fizike duke menduar për rinisjen e kampionatit.

Ndikuar nga pandemia por edhe nga vështirësitë financiare të shkaktuar nga Covid-19, drejtuesit e Teutës e kanë parë të paarsyeshme të vazhdojnë bashkëpunimin me sulmuesin shtatlartë, dhe i kanë njoftuar se ai nuk do të jetë më pjesë e bregdetarëve.

Pas largimit të 26-vjeçarit, trajneri Edi Martini ka në dispozicion për sulmin Rubin Hebajn, Ildi Grudën, Lorenco Vilën dhe të riun premtues Dejvi Kapllanin.

/Ora News.tv/