Teuta "hap" merkaton, firmos ish-sulmuesi i kryeqytetasve

Teuta nuk ndalet në merkato. Edhe pse prej ditësh është mbyllur merkato e transferimit të lojtarëve, klubi durrsak ka gjetur kohë për të përforcuar skuadrën për edicionin e ri, 2019-2020.

Basit Abdul Khalid është përforcimi i fundit zyrtar për skuadrën durrsake. Sulmuesi 23-vjeçari nga Gana luante që nga sezoni 2016-2017 me Prishtinën në kampionatin e Kosovës ku ka zhvilluar 105 ndeshje zyrtare, ku ka shënuar 30 gola dhe ka dhënë 11 asistime.

Khalid pritet të shtojë forcën në repartin e sulmit te ekipi i Bledi Shkëmbit, i cili në tre javët e para ka shënuar 4 gola.

EMISIONET