Tetë kandidatë janë përzgjedhur për të vijuar garën për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së ka përfunduar vlerësimin e testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruajtur raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat.
SPAK thotë se Komisioni mbeti shumë i kënaqur nga cilësia dhe performanca e aplikantëve, dhe si pasojë ka vendosur që të rrisë numrin që do të konkurojë në fazat e fundit nga 6 në 8 kandidatë.
Më poshtë jepet lista e kandidatëve që do të ftohen të marrin pjesë në fazat e mëtejshme të përzgjedhjes.
- Aida Veizaj
- Ardian Çipa
- Artur Beu
- Ervin Hodaj
- Gentjan Shehaj
- Lindita Nushi
- Idajet Faskaj
- Ylli Pjetërnikaj
Drejtues i Prokurorisë së Posaçme
Arben Kraja
/Ora News.tv/