Testi i idiotit si Gjermania? Ekspertët skeptikë: Ne kemi ”rrugë dhish”

Testi i idiotit si Gjermania? Ekspertët skeptikë: Ne kemi

A duhet aplikuar “testi i idiotit”? Specialisti Gëzim Hoxha dhe opinionisti Leonard Olli ishin ftuar në emisionin “Ditë e Re” për të diskutuar lidhur me këtë nismë.

Specialist Gëzim Hoxha e sheh si nismë të mirë dhe sqaron se në Gjermani jo të gjithë shoferët i nënshtrohen testit të idiotit

Gezim Hoxha: Në Gjermani nëse hyn një sekond pasi është ndaluar e drejta e kalimit gjobitesh me 90 euro. Nëse hyn në parakalim të gabuar testohet testi i idiotit. Ka raste kur një shofer bën 3 aksidente në një vit dhe atëherë ky duhet ti nënshtrohet një testi të tillë.

 Ndërkohë Leonard Olli e sheh si show të radhës dhe me skepticizëm.

Leonard Olli: “Unë e shoh brimën e fundit të kavallit. Ka me mijëra gjëra që duhet të rregullojë shteti. Pasi të kemi krijuar standardet. Ndoshta testi i idiotit duhet bërë atyre që na drejtojnë e pastaj drejtuesve të mjetit. Të udhëtosh natën në Shqipëri është të vësh bast me vdekjen. Aksi Tiranë-Korcë është i paudhëtueshëm natën.

“E di kush është një nga arsyet pse ndodhin aksidentet. Shkarjet e dherave në mes të rrugëve në pseudoakset nacionale janë ende rrugë dhish. Në parametrat e Gjermanisë që duam të bëjmë ne testin e idiotit i kemi ”rrugë dhish”. Në disa pjesë të akseve i kemi të parametrave europianë.  Në tentativë një shofer mjeti për të shpëtuar një gomë apo për të shmangur pjesën që i del përpara është burim aksidenti.”

EMISIONET