Tërmeti, Veliaj: Gati 51 dosjet e para të banesave që do dëmshpërblehen

Tërmeti, Veliaj: Gati 51 dosjet e para të banesave që do

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj filloi prezantimin e projekt buxhetit të vitit 2020 me një takim me banorët e njësisë administrative numër 5.

Tërmeti i muajit të kaluar sipas kryebashkiakut ka lënë pasojat e veta në qytetin e Tiranës, por masat e marra janë të menjëhershme dhe efektive.

“Kemi një lajm të mirë 51 dosjet e para për dëmshpërblim nga dëmtimet e tërmetit janë bërë gati. Sot kanë ardhur në Bashki. Aldrini i solli nga Këshilli i Qarkut. Ne do t’i fusim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak. Fakti që një vend modest si Shqipëria, në punë ditësh bën gati 51 dosjet e para dhe tashmë ka filluar themelet e 42 shtëpive të para dhe para 75 vjetorit të Çlirimit ne do kemi gati shtëpitë e para nga tërmeti është diçka që nuk ndodh as në vende shumë të zhvilluara dhe të pasura”, tha Veliaj.

Përsa i përket akuzave të opozitës për ndërtime në zonën e kopshtit botanik, kryebashkiaku tha se përvec rijetëzimit nuk do të ketë as ndërtime dhe as devijim nga destinacioni aktual.

Veliaj u ndal gjatë tek projektet e investimeve në njësinë 5 me buxhetin e ri të bashkisë së Tiranës.

"I gjithë blloku rreth Juridikut, rreth “Petro Ninit”, rreth gardës, do të trajtohet si i tërë kështu që nuk dua t’i them të gjithë emrat e rrugëve dhe blloku i fundit i Selitës. Ne do të kemi një vendim tjetër në Këshillin Bashkiak, ne do të hapim garën për linjën e transportit elektrik", u shpreh Veliaj.

Një faktor i rëndësishëm sipas Veliajt për një jetese më të mirë është përmirësimi i cilësisë së ajrit për të cilën kryebashkiaku tha se po punon me projekte konkrete.

EMISIONET