Tërmeti i fortë në Kretë, ndihet në Gjirokastër dhe Sarandë

Tërmeti i fortë në Kretë, ndihet në Gjirokastër

Goditjet sizmike nuk kanë të ndalur në gadishullin e Mesdheut. Një tjetër tërmet i fortë me magnitudë mbi 6 ballë, por pa pasoja tragjike, është regjistruar në ishullin grek të Kretës, pas atyre të një dite më parë në Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Një lëkundje e fortë sizmike pranë ishullit grek të Kretës është ndjerë deri në Shqipëri, në Gjirokastër e Sarandë.

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë në shkallën Rihter u regjistrua në orën 8:23 me orën shqiptare.

Epiqendra e tij ishte në det rreth 20 kilometra në veriperëndim të ishullit turistik.

Dëshmitarët thanë se shtëpitë u tundën fort duke u ndjerë për disa sekonda nga të 10 milionët banorë.

Edhe drejtuesit e makinave raportuan se lëkundjen e mjeteve në lëvizje.

Observatori kombëtar i tërmeteve në Athinë njoftoi se lëkundjet trembën edhe qytetarët në kryeqytet.

Fatmirësisht nuk janë raportuar viktima dhe as dëme të konsiderueshme materiale, përpos krisjeve në pronat private.

Autoritetet thanë se goditja kishte një thellësi të madhe rreth 70 kilometra nën tokë, çka nënkupton se paslëkundjet do të jenë të pashmangshme.

Shërbimet zjarrfikëse në Kretë janë në gatishmëri ndërsa raportohet se janë evakuar universitetet dhe shkollat, si edhe banesat private në zonat bregdetare.

Sizmiologët thonë se tërmeti i Kretës nuk përjashtohet që të ketë pasur lidhje me atë që goditi Shqipërinë orët e para të së martës.

Ata shtojnë se aktiviteti sizmik është shtuar së tepërmi këto ditë në gjithë Europën Jugore dhe Juglindore.

EMISIONET