Tërmeti që goditi rajonin e Vlorës mbrëmjen e sotme ka shkaktuar dëmtime të disa banesave. 

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se nga të dhënat paraprake, nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale ne 5 banesa në fshatin Kuç. 4 prej banesava kane dëmtime te lehta dhe 1 eshte dëmtuar më rendë.

"Jemi ne kontakte te vazhdueshme me sallen e policise specialistet e emergjencave civile dhe kryetaret e njesive administrative", sqaron Ministria.

Ministria sqaron se tërmeti është shoqëruar me një pasgoditje me magnitudë 4 rihter me koordinata 39.95 veri dhe 19.7 lindje me thellësi 33km dhe epiqendër ne detin Jon.

Lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti në Vlorë

/Ora News.tv/