Tërmeti i fortë 6.4 ballë dhe pasojat që la pas ka bërë bashkë në Thumanë, Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Nga raportimet e gazetarëve në terren bëhet e ditur se dy zyrtarët nuk janë takuar, por kanë bashkëbiseduar në lidhje me situatën.

Kujtojmë që mazhoranca kërkon shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pas dekretit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. 

/Ora News.tv/