"Tërmet" te Shkëndija, kuqezinjtë shkarkojnë gjithë stafin teknik

"Tërmet" te Shkëndija, kuqezinjtë shkarkojnë

Shkëndija e Tetovës ka marrë një lajm vërtetë të beftë mbrëmjen e së shtunës (31 gusht). Skuadra shqiptare e cila garon në kampionatin e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me stafin teknik, i kryesuar nga trajneri Qatip Osmani.

Në deklaratën për shtyp të klubit kuqezi thuhej se shkak për marrjen e këtij vendimi janë rezultatet negative që skuadra ka marrë. Ndërkohë, nuk ka vonuar edhe emërimi i trajnerit të ri, me Shkëndijën që do të drejtohet përkohësisht nga Erhan Selimi.

Njoftimi i klubit:

"KF Shkëndija njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me stafin teknik.

"Grupi i punës që ka marrë përsipër menaxhimin e KF Shkëndija, duke analizuar rrethanat e fundit dhe rezultatet negative në periudhën e kaluar, vendos të shkarkojë nga detyra stafin teknik në krye me Qatip Osmanin.

"Të gjithë në KF Shkëndija falemenderojmë Qatip Osmanin për kontributin e tij në arritjen e sukseseve historike në vitet e kaluara, duke i dëshiruar gjithë të mirat në të ardhmen.

"Deri në emërimin e shefit të ri të stafit teknik, si ushtrues detyre (trajner i përkohshëm) caktohet Erhan Selimi."-mbyllet deklarata e klubit të Shkëndijës.

EMISIONET