"Tërmet" te Liverpool, ylli i skuadrës bashkohet me Salah në infermieri

"Tërmet" te Liverpool, ylli i skuadrës bashkohet me Salah

Nuk kanë fund problemet për Liverpool. "The Reds" janë futur në sprintin final të sezonit, ku synojnë që të prekin finalen e madhe të UEFA Champions League si dhe titullin kampion të Premier League. Por, pavarësisht distancave të theksuar në të dy fronet, skuadra e Jurgen Klopp po përballet edhe me problemet në organikë.

Me Roberto Firminho që është mungesë e sigurtë për takimin e kthimit gjysëmfinal të Champions ndaj Barcelonën, në dyshim janë edhe Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk. Dyshja duket se ka pësuar dëmtime në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Newcastle, duke shtuar dhimbjet e kokës te anglezët.  

Klubi i Liverpool zbulon se qendërmbrojtësi nuk ishte pjesë e stërvitjes me skuadrën për një arsyeje ende enigmë. Megjithatë, zëdhënësi i klubit ka pohuar se ai dhe Alex Oxlade-Chamberlain kanë marrë pjesë në seanca stërvitore individuale dhe do të jenë të gatshëm të martën në "Anfield Road" për ndeshjen e kthimit kundër Barcelonës.

EMISIONET