Një tërmet është regjistruar pasditen e sotme në jug të Italisë.

Sipas EMSC tërmeti është regjistruar me magnitudë 4.4 ballë.

Epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra larg qytetit të Abruzzos ndërkohë që është ndjerë dhe në Romë.

Lëkundjet shkaktuan frikë tek njerëzit të cilët dolën jashtë banesave të tyre.

Deri më tani nuk raportohet asnjë person i lënduar dhe asnjë dëm material.

/Ora News.tv/