Tërmet i fuqishëm prej 5.6 të shkallës Rihter në Greqi, njerëz të lënduar dhe panik në popull

Një tërmet i fortë me madhësi 5.6 në shkallën Rihter u regjistrua në orën 02:49 në veri-perëndim të Pargës në Greqi, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Fokusi i dridhjes është vendosur 11 kilometra në veri-pereëndim të Pargës dhe thellësia fokale e tij e matur në 10 kilometra.

Tërmeti u ndje veçanërisht në Thesprotia dhe Preveza, ku të gjithë njerezit janë  alarmuar dhe frikësuar. U ndje edhe në Janinë, Arta, Korfuz dhe në zonën më të gjerë. Ka raporte se dy persona janë lënduar.

Tërmeti i fortë në Parga, sipas informacioneve që vijnë nga zona, ka shkaktuar dëme serioze në Kanallaki. Në veçanti, disa shtëpi të vjetra janë shembur dhe shumë banorë janë dëmtuar. Po ashtu në rrjetin rrugor krahinor kanë pasur rrëshqitje të dheut dhe rrëzime gurësh. Pas kësaj, energjia elektrike u rivendos në zonë.

EMISIONET