Tërmet 6.7 ballë në Japoni, 2 të vdekur e dhjetra të plagosur

Një operacion kërkim shpërtimi në shkallë të gjerë po bëhet në ishullin japonez të Hokkaidos, pas një tërmeti 6.7 ballë.

Tërmeti shembi ndërtesa dhe shkaktoi rrëshqitje dheu që zunë brenda njerëzit duke lënë dhjetra të plagosur.

Qyteti rurale i Atsumit është shkatërruar pasi një pjesë e një kreshti malor u shemb duke mbuluar disa shtëpi.

Të paktën 10 persona u transportuan në spital derisa të tjerët mbetën të zhdukur, potencialisht të bllokuar në rrënoja. Përveç Atsumit, një sërë rrëshqitjesh ndodhën përgjatë rrugës Route 235, sipas mediave lokale.

Deri më tani, dy njerëz janë konfirmuar të vdekur, përfshirë një burrë në 80-tat e tij që vdiq nga arresti kardiak, raporton NHK. Ndërsa rreth 40 të tjerë u zhdukën.

Tërmeti shkaktoi ndërprerjen e energjisë në rreth 3 milion shtëpi dhe mbylli një uzinë bërthamore në rajon.

Ai goditi 62 km (39 milje) në jug-lindje të kryeqytetit Sapporo në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Nuk paraqitet rrezik për cunami, tha agjencia meteorologjike e vendit.

Autoritetet kanë paralajmëruar për lëkundje të tjera sizmike duke i bërë thirrje njerëzve që të kenë kujdes.

Japonia është një nga vendet më aktive në botë sizmikisht dhe përbën rreth 20% të tërmeteve në mbarë botën me magnitudë 6.0 ose më shumë.

Vendi ende nuk ka marrë veten nga tajfuni më i fuqishëm në 25 vjet që goditi perëndimin e Japonisë, duke vrarë të paktën 10 vetë.


EMISIONET