"Tërbohet" Ronaldo, ja si e shikon shokun e skuadrës kur shënon

"Tërbohet" Ronaldo, ja si e shikon shokun e skuadrës kur

Juventusi kaloi mes 16 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve dy ndeshje përpara se të përfundoi faza e grupeve. 

Bardhezinjtë mposhtën me rezultatin 2-1 Lokomotivën e Moskës falë një supergoli të shënuar nga Douglas Costa në kohën shtesë. Ashtu siç ndodh shpesh, vëmendje e mori sërish paraqitja dhe veprimet e Cristiano Ronaldos. Portugezi ishte iniciatori i golit të parë për "zonjën e vjetër", ku nga një goditje dënimi, portugezi befason portierin rus me një goditje të fortë dhe kur topi po i drejtohej rrjetës, në vijën fatale e devijon Aron Ramsey. Ky episod nuk i ka pëlqyer Ronaldos i cili ka reaguar jo mirë. Sulmuesi 34 vjeçarë i dha një shikim të vrashdë mesfushorit uellsian në momentin kur po festonin golin.

Një veprim që tregon edhe një herë tjetër gjendje emocione të Ronaldos tek Juventusi. Demostrimin se nuk po ndihet i kënaqur me kampionët në fuqi të italisë, luzitani e shprehu edhe në momentin kur u zëvendësua nga trajneri Mauricio Sarri.

EMISIONET