Tentuan të dehnin aligatorin, arrestohen

Tentuan të dehnin aligatorin, arrestohen

Dy burra janë arrestuar pasi kapën një aligator anës rrugës dhe i dhanë birrë për të pirë. Ndërsa një prej tyre e inkurajoi zvarranikun ta kafshonte në krahun e tij.

Timothy Kepke, 27 vjeç dhe Noah Osborne, 22 vjeç, filmuan incidentin që ndodhi në datën 26 gusht në Palm City.

Policia raporton se Osborne se kapi aligatorin me duar në rrugë. Ndërsa 27-vjeçari e inkurajoi zvarranikun që ta kafshonte në krah para se ti jepte birrë për të pirë.

Më pas e liruan të gjallë kafshën. Të dy u arrestuan pak ditë më parë pasi policia mësoi për videon e incidentit.

Video nuk është publikuar nga policia.

EMISIONET