Hedhin benzinë për të djegur mjetet lundruese, përfshihet nga flakët banesa në Vlorë

Pjesa e jashtme e një banesë në Vlorë është përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve një person ka hedhur lëndë djegëse në anën e jashtme të banesës, në brendësi të oborrit.

Benzina është hedhur me qëllim djegien e dy mjeteve lundruese detare, gomone dhe skaf që përdoreshin për sezon turistik si edhe një kamion. Banesa pranë portit të Vlorës është në pronësi te Arben Hajdarit, i cili ndodhet në Itali.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Policia po heton për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.




EMISIONET