Tentoi t’i largohej policisë, treni përplas për vdekje arbitrin italian

Tentoi t’i largohej policisë, treni përplas për vdekje

Arbitri Antonio Martiniello ndërroi jetë në mënyrë tragjike pasi u përplas nga një tren në Porto Potenza Picena në provincën e Macerata.

Ai ishte dënuar për sjellje antisportive pasi goditi me kokë një lojtar gjatë ndeshjes mes Borgo Mogliano dhe Montottone.

Gjithashtu ai ishte në arrest shtëpie pasi akuzohej për përndjekje. Policia po shkonte në shtëpinë e tij për ta arrestuar për herë të dytë pasi kishte shkelur masën e arrestit të shtëpisë.

Por Martiniello arriti të largohej nga ballkoni i shtëpisë dhe u drejtua me vrap drejt shinave të trenit ku dhe u përplas.

EMISIONET