Tentohet të vidhet qendra komunitare në Shkodër

Tentohet të vidhet qendra komunitare në Shkodër

Një tentativë grabitje është regjistruar në Shkodër, në Qendrën Komunitare “Për Familjen” nr. 5 të Bashkisë Shkodër.

Ngjarja mësohet se është regjistruar në orët vona të së shtunës, ndërkohë që punonjësit e qendrës kanë evidentuar dëmin mengjesin e të hënës kur kanë parë vjedhjen e rrethimit në pjesën e pasme, por edhe dëmtimin që i është bërë pjesës së murit ku grabitësit kanë bërë gati gjithçka për të hyrë në pjesën e prapme të qendrës komunitare.

Kryetari i Rajonit Nr.5, Pal Pepa, një intervistë për mediat ka sqaruar ngjarjen e ndodhur ndërkohe që i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit të zbardhë këtë ngjarje.

"Kanë prishur rrethimin dhe derën hyrëse. Ka mbetur në tentativë, nuk kanë mundur të  futen brenda. Është rast i përsëritur, ndoshta hera e tretë. I bëj thirrje policisë të veprojë në verifikimin e tyre".

Tentativat e grabitjes, por edhe dëmtimet ndaj pronës publike, nuk jane raste të izoluara në territorin e Bashkisë Shkodër, ndërkohë që kjo qendër është dëmtuar edhe gjatë vitit të kaluar.

Bashkia Shkodër fton qytetarët të bashkëpunojnë për mbrojtjen e pronës së përbashkët pasi çdo dëm është një kosto që rëndon mbi taskapaguesit shkodranë.

EMISIONET