Çmimi i naftës vijon të rritet për shkak të tensioneve mes SHBA dhe Iranit.

Një fuçi naftë ka arritur në 70.24 $. Kjo është hera e parë kur është arritur një çmim i tillë për më shumë se 6 muaj.

Çmimi i naftës u rrit me 3% më shumë të premten kur gjenerali Soleimani u vra nga sulmi me dron i urdhëruar nga presidenti i Amerikës, Donald Trump.

Vrasja rrezikon të rrisë më tej tensioned në Lindjen e Mesme, e cila është prodhuesi më i madh i naftës.

/Ora News.tv/